Dokument ligjor
Politika e privatësisë
1. Kush përgjigjet për të dhënat tuaja
Kontrollues i të dhënave është:
[emri i kontrolluesit plotësohet nga administratori]
[adresa]
Kontakti për privatësinë: [emaili]
Në këtë dokument, „platforma“ dhe „ne“ nënkuptojnë kontrolluesin e mësipërm.
2. Cilat të dhëna i mbledhim
Kur nënshkruani, mbledhim të dhënat që i shkruani vetë: emrin dhe mbiemrin, qytetin ose shtetin, numrin e telefonit dhe, nëse e jepni, adresën e emailit. Bashkë me to ruajmë kohën e nënshkrimit, versionin e kësaj politike me të cilin jeni pajtuar dhe zgjedhjen tuaj për shfaqjen publike të emrit.
Për mbrojtje nga nënshkrimet e rreme ruajmë edhe një gjurmë të koduar të adresës IP, nga e cila adresa nuk mund të lexohet.
Uebi nuk përdor cookies për reklamim ose përcjellje. Në shfletuesin tuaj ruhen vetëm gjuha e zgjedhur dhe shënimi se keni nënshkruar.
3. Të dhëna të kategorisë së veçantë
Nënshkrimi i këtij peticioni e shpreh një qëndrim politik. Sipas nenit 8 të Ligjit, të dhënat që zbulojnë bindje politike janë kategori e veçantë dhe përpunohen vetëm me pëlqimin tuaj të qartë. Këtë pëlqim e jepni duke e shënuar kutinë e pëlqimit para nënshkrimit. Pa të, nuk ruajmë asgjë.
4. Për çfarë i përdorim
Të dhënat përdoren vetëm për qëllimet e brendshme të platformës „Jo në emrin tim“, që janë këto:
- regjistrimi dhe numërimi i nënshkrimeve të peticionit;
- verifikimi i vërtetësisë së nënshkrimeve dhe parandalimi i nënshkrimeve të dyfishta ose të rreme;
- kontaktimi juaj me telefon, mesazh ose email për aktivitetet e platformës, si protestat, thirrjet dhe zhvillimet lidhur me kërkesat e saj;
- statistika të përmbledhura, për shembull numri i nënshkrimeve sipas qyteteve;
- shfaqja publike e numrit të nënshkrimeve dhe, vetëm nëse e keni shënuar pëlqimin e veçantë për këtë, e emrit dhe qytetit tuaj.
Të dhënat nuk përdoren për asnjë qëllim tjetër pa pëlqimin tuaj të ri. Numri i telefonit dhe emaili nuk shfaqen kurrë publikisht.
5. Baza ligjore
Baza ligjore e përpunimit është pëlqimi juaj, sipas neneve 5, 6 dhe 8 të Ligjit. Pëlqimin mund ta tërhiqni në çdo kohë. Tërheqja nuk e bën të paligjshëm përpunimin e bërë para saj.
6. Kush ka qasje në të dhëna
Qasje kanë vetëm personat e autorizuar nga platforma, aq sa u duhet për qëllimet e mësipërme. Të dhënat nuk shiten dhe nuk u jepen palëve të treta për reklamim ose për qëllime të tyre.
Të dhënat ruhen te ofruesi i hostingut të uebit, i cili vepron si përpunues në emrin tonë dhe serverët e të cilit mund të gjenden jashtë Republikës së Kosovës. Të dhënat mund t’u jepen organeve kompetente vetëm kur këtë e kërkon ligji.
7. Sa gjatë ruhen
Të dhënat ruhen derisa të përmbushen qëllimet e mësipërme, më së gjati 12 muaj pas përfundimit të aktivitetit të platformës, ose derisa ta tërhiqni pëlqimin. Pas kësaj fshihen.
8. Të drejtat tuaja
Sipas neneve 14 deri 20 të Ligjit, keni të drejtë:
- të merrni vesh a i përpunojmë të dhënat tuaja dhe të merrni një kopje të tyre;
- të kërkoni korrigjimin e të dhënave të pasakta;
- të kërkoni fshirjen e të dhënave dhe heqjen e nënshkrimit;
- të kërkoni kufizimin e përpunimit;
- t’i merrni të dhënat në formë të bartshme;
- ta kundërshtoni përpunimin, përfshirë kontaktimin për aktivitetet e platformës;
- ta tërhiqni pëlqimin në çdo kohë.
Për secilën kërkesë na shkruani në [emaili], nga numri i telefonit ose emaili me të cilin keni nënshkruar. Përgjigjemi brenda afatit të paraparë me ligj dhe pa pagesë.
9. Ankesa
Nëse mendoni se të dhënat tuaja përpunohen në kundërshtim me ligjin, keni të drejtë të paraqitni ankesë në Agjencinë për Informim dhe Privatësi të Republikës së Kosovës, aip.rks-gov.net.
10. Siguria
Uebi punon vetëm me lidhje të koduar. Të dhënat e nënshkrimeve ruhen në një hapësirë që nuk është e qasshme nga interneti dhe në to hyhet vetëm me fjalëkalim. Në rast të një cenimi të të dhënave, veprojmë sipas detyrimeve të nenit 33 dhe 34 të Ligjit.
11. Mosha
Peticioni mund të nënshkruhet nga persona që i kanë mbushur 16 vjet. Nëse mësojmë se kemi mbledhur të dhëna të një personi më të ri pa pëlqimin e prindit ose kujdestarit, i fshijmë.
12. Ndryshimet e kësaj politike
Kur kjo politikë ndryshon, versioni i ri publikohet në këtë faqe me datën e tij. Për ndryshime që prekin qëllimet e përpunimit kërkojmë pëlqim të ri.
Legal document
Privacy Policy
1. Who is responsible for your data
The data controller is:
[controller name to be completed by the administrator]
[address]
Privacy contact: [email]
In this document, “the platform” and “we” mean the controller above.
2. What data we collect
When you sign, we collect the data you enter yourself: your full name, city or country, phone number and, if you provide it, your email address. With these we store the time of signing, the version of this policy you agreed to, and your choice about public display of your name.
To protect against fake signatures we also store a coded trace of the IP address, from which the address cannot be read.
The site does not use advertising or tracking cookies. Your browser stores only the chosen language and a note that you have signed.
3. Special category data
Signing this petition expresses a political position. Under Article 8 of the Law, data revealing political opinions are a special category and are processed only with your explicit consent. You give this consent by ticking the consent box before signing. Without it, we store nothing.
4. What we use it for
The data are used only for the internal purposes of the “Jo në emrin tim” platform, which are:
- recording and counting petition signatures;
- verifying that signatures are genuine and preventing duplicate or fake signatures;
- contacting you by phone, message or email about the platform's activities, such as protests, calls to action and developments regarding its demands;
- aggregate statistics, for example the number of signatures by city;
- public display of the number of signatures and, only if you ticked the separate consent for this, of your name and city.
The data are not used for any other purpose without your new consent. Phone numbers and email addresses are never shown publicly.
5. Legal basis
The legal basis for processing is your consent, under Articles 5, 6 and 8 of the Law. You may withdraw consent at any time. Withdrawal does not make earlier processing unlawful.
6. Who has access
Only persons authorised by the platform have access, to the extent needed for the purposes above. The data are not sold and are not given to third parties for advertising or for their own purposes.
The data are stored with the site's hosting provider, which acts as a processor on our behalf and whose servers may be located outside the Republic of Kosovo. Data may be disclosed to competent authorities only where the law requires it.
7. How long we keep it
The data are kept until the purposes above are fulfilled, at most 12 months after the platform's activity ends, or until you withdraw consent. They are then erased.
8. Your rights
Under Articles 14 to 20 of the Law, you have the right to:
- learn whether we process your data and receive a copy;
- have inaccurate data corrected;
- have your data erased and your signature removed;
- have processing restricted;
- receive your data in a portable form;
- object to processing, including being contacted about the platform's activities;
- withdraw consent at any time.
For any request, write to [email] from the phone number or email you signed with. We reply within the period set by law, free of charge.
9. Complaints
If you believe your data are processed unlawfully, you may lodge a complaint with the Information and Privacy Agency of the Republic of Kosovo, aip.rks-gov.net.
10. Security
The site works only over an encrypted connection. Signature data are stored in a space that is not reachable from the internet and are accessed only with a password. In the event of a data breach, we act according to Articles 33 and 34 of the Law.
11. Age
The petition may be signed by persons aged 16 or over. If we learn that we have collected data of a younger person without the consent of a parent or guardian, we erase it.
12. Changes to this policy
When this policy changes, the new version is published on this page with its date. For changes affecting the purposes of processing we ask for new consent.
Jo në emrin tim