Dokument ligjor
Kushtet e përdorimit
1. Kush e drejton uebin
[emri plotësohet nga administratori]
[adresa]
[emaili]
2. Kush mund të nënshkruajë
- Çdo person që i ka mbushur 16 vjet.
- Secili nënshkruan vetëm një herë dhe vetëm në emrin e vet.
- Të dhënat duhet të jenë të vërteta: emri, qyteti dhe numri i telefonit që është i juaji.
3. Çka nënkupton nënshkrimi
Me nënshkrim e shprehni mbështetjen tuaj për kërkesat e platformës, siç janë të shkruara në ueb në ditën e nënshkrimit. Nënshkrimi nuk krijon anëtarësi dhe asnjë detyrim financiar ose tjetër.
4. Përdorimi i të dhënave tuaja
Të dhënat që i jepni përdoren vetëm për qëllimet e brendshme të platformës „Jo në emrin tim“, të përshkruara në Politikën e privatësisë, dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës. Duke nënshkruar pajtoheni që platforma t’ju kontaktojë për aktivitetet e saj. Kontaktimin mund ta ndalni në çdo kohë, pa e humbur nënshkrimin.
5. Shfaqja publike
Platforma vendos kur e publikon numrin e nënshkrimeve. Emri dhe qyteti juaj mund të shfaqen publikisht vetëm nëse e keni shënuar pëlqimin për shfaqje publike. Numri i telefonit dhe emaili nuk shfaqen kurrë.
6. Tërheqja e nënshkrimit
Nënshkrimin mund ta tërhiqni në çdo kohë duke na shkruar në [emaili]. Bashkë me nënshkrimin fshihen edhe të dhënat tuaja.
7. Çka nuk lejohet
- nënshkrimi me të dhëna të rreme ose në emër të një personi tjetër;
- nënshkrimet e automatizuara ose të përsëritura;
- shkrimi i fyerjeve, kërcënimeve ose përmbajtjes së paligjshme në fushat e formularit;
- çdo përpjekje për ta penguar punën e uebit ose për të hyrë në të dhënat e të tjerëve.
Nënshkrimet që i shkelin këto rregulla fshihen.
8. Përmbajtja e uebit
Posterat, fotot dhe materialet e tjera në pjesën „Materiale“ mund të shkarkohen dhe të shpërndahen lirisht për qëllime jokomerciale, pa i ndryshuar në mënyrë që e shtrembëron mesazhin. Pjesa tjetër e përmbajtjes nuk mund të përdoret për qëllime komerciale pa lejen tonë.
Postimet, fotot dhe videot që vijnë nga faqja e platformës në Facebook shfaqen ashtu siç janë publikuar atje. Për lidhjet që çojnë jashtë këtij uebi vlejnë kushtet e atyre faqeve.
9. Përgjegjësia
Përpiqemi që informatat në ueb, sidomos ora dhe vendi i protestës, të jenë të sakta dhe të freskëta. Megjithatë, uebi ofrohet ashtu siç është dhe orari mund të ndryshojë pa paralajmërim. Pjesëmarrja në protestë është vendim dhe përgjegjësi e secilit pjesëmarrës.
10. Ligji i zbatueshëm
Për këto kushte vlejnë ligjet e Republikës së Kosovës. Për çdo mosmarrëveshje janë kompetente gjykatat e Republikës së Kosovës.
11. Ndryshimet
Kushtet mund të ndryshojnë. Versioni i ri publikohet në këtë faqe me datën e tij dhe vlen nga dita e publikimit.
Legal document
Terms of Use
1. Who runs the site
[name to be completed by the administrator]
[address]
[email]
2. Who may sign
- Any person aged 16 or over.
- Each person signs only once and only in their own name.
- The data must be true: your name, your city and a phone number that is yours.
3. What signing means
By signing you express your support for the platform's demands as written on the site on the day you sign. Signing creates no membership and no financial or other obligation.
4. Use of your data
The data you provide are used only for the internal purposes of the “Jo në emrin tim” platform, described in the Privacy Policy, and in accordance with the legislation in force in the Republic of Kosovo. By signing you agree that the platform may contact you about its activities. You may stop this contact at any time without losing your signature.
5. Public display
The platform decides when to publish the number of signatures. Your name and city may be shown publicly only if you ticked the consent for public display. Phone numbers and email addresses are never shown.
6. Withdrawing your signature
You may withdraw your signature at any time by writing to [email]. Your data are erased together with the signature.
7. What is not allowed
- signing with false data or in another person's name;
- automated or repeated signatures;
- entering insults, threats or unlawful content in the form fields;
- any attempt to disrupt the site or to access other people's data.
Signatures that break these rules are erased.
8. Site content
Posters, photos and other items in the “Materials” section may be downloaded and shared freely for non-commercial purposes, without altering them in a way that distorts the message. Other content may not be used commercially without our permission.
Posts, photos and videos coming from the platform's Facebook page are shown as published there. Links leading outside this site are subject to the terms of those sites.
9. Liability
We try to keep the information on the site accurate and current, especially the time and place of the protest. However, the site is provided as is and the schedule may change without notice. Taking part in the protest is each participant's own decision and responsibility.
10. Applicable law
These terms are governed by the laws of the Republic of Kosovo. The courts of the Republic of Kosovo have jurisdiction over any dispute.
11. Changes
The terms may change. The new version is published on this page with its date and applies from the day of publication.
Jo në emrin tim